
Seanca gjyqësore për Banjskën mbahet më 9 qershor
Seanca e shqyrtimit ndaj tre të akuzuarve për rastin e Banjskës B.S., V.T. dhe D.M, do të mbahet më 9 qershor, në ora 09:30.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës PPS.nr.75/2023 të datës 11.09.2024, për shkak të veprës penale Kryerja e veprës terroriste dhe veprën penale, Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Njoftimi u bë i ditur nga Gjykata Themelore e Prishtinës, përmes një komunikate.
“Duke pasur parasysh numrin e madh të mediave dhe monitoruesve të interesuar për të ndjekur këtë seancë gjyqësore, ju kujtojmë se është e nevojshme që pjesëmarrja në seancë gjyqësore të bëhet me një kërkesë paraprake. Për njoftimin tuaj kjo masë është administrative dhe organizative dhe nuk përbën kufizim të të drejtës për qasje publike, po ashtu nuk ka për qëllim të kufizojë transparencën, por synon ta bëjë këtë qasje më efikase, të organizojë dhe mundësojë një pjesëmarrje të drejtë dhe të menaxhueshme për koordinim institucional dhe sigurim të rendit në objekt të gjykatës”, është thënë në njoftimin e gjykatës.