Seanca konstituive vazhdon nesër në orën 11:00, Kuvendi del me njoftim

22 maj 2025 | 10:54

Nesër (e premte) do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nga ora 11:00, ka njoftuar Kuvendi.

Dje për të nëntëmbëdhjetën herë me radhë ka dështuar konstituimi i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Deputetët e partive opozitare s’e mbështetën formimin e një komisioni për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kryeparlamentarin, të cilin e propozoi kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

Me këtë formë të votimit erdhi pas dështimit radhazi të kandidates së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, për t’u bërë kryeparlamentare.

Në deklarimet pas seancës së djeshme, përfaqësuesit e partive politike nuk dhanë shenja se do të lëvizin nga qëndrimet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KH Rahoveci është përgatitur që ta fitojë edhe ndeshjen e…