Seanca konstituive vazhdon të premten në orën 11:00

21 maj 2025 | 11:56

Tentimi i Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit sërish nuk ka kaluar, duke bërë që të dështojë për herë të 19 konstituimi i Kuvendit.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka bërë me dije se seanca tjetër do të mbahet të premten nga orën 11:00.

“Ndërpritet seanca. Takohemi më 23 maj në orën 11:00”, ka thënë Dehari.

Vetëvendosje është duke këmbëngulur në emrin e Albulena Haxhiut, duke thënë se “është gruaja më e votuar” në zgjedhjet e fundit. Mirëpo ky propozim nuk është duke gjetur mbështetjen e opozitës së deridjeshme, e cila e ka quajtur Haxhiun “figurë përçarëse”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dua Lipa është shpallur artistja më e dëgjuar në Britaninë…