Seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve më 28 Nëntor, Hoxhaj: Mungesë respekti për sakrificën tonë

28 nëntor 2025 | 13:15

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka reaguar pas mbajtjes së seancës përgatitore ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së pikërisht sot, në Ditën e Flamurit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoxhaj e ka quajtur vendimin për mbajtjen e seancës më 28 nëntor si të padrejtë dhe mungesë respekti ndaj shqiptarëve.

“Edhe këtë 28 Nëntor po përballemi me të njëjtën padrejtësi ndaj krerëve të UÇK-së. Mbajtja e seancës sot, në ditën më të shenjtë të shqiptarëve, tregon mungesë respekti për historinë dhe sakrificën tone”.

Më tutje, Hoxhaj ka theksuar se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë udhëheqës të lirisë.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë. Hashimi, Kadriu, Rexhepi e Jakupi, janë udhëheqës të lirisë. Kosova e di të vërtetën e tyre. Derisa ata të kthehen të lirë, festa mbetet e paplotë”, ka shkuar Hoxhaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë ka lëshuar…