Seanca në Prizren ndërpritet: një i dyshuar në rastin e BKS sëmuret në gjykatë

09 janar 2026 | 21:12

Njërit nga të dyshuarit në rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë paraqitjes së tij para Gjykatës Themelore në Prizren.

I dyshuari, së bashku me edhe 38 persona të tjerë, ishte paraqitur para trupit gjykues kur ka shfaqur probleme shëndetësore.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar ekipi i emergjencës, i cili i ka ofruar ndihmën e parë, ndërsa më pas i dyshuari është transferuar me autoambulancë për trajtim të mëtejmë mjekësor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur të mërkurën, më 7…