Seanca për buxhetin, Zemaj i LDK-së: LV-ja po mundohet të zhvishet nga përgjegjësia e dështimit

19 nëntor 2025 | 11:23

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, në një konferencë për medie, ka thënë se seanca e jashtëzakonshme për buxhetin, është treni i fundit i përpjekjeve manipuluese të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, kjo seancë është thirrur vetëm që kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe LV-ja, të zhvishen nga përgjegjësia e dështimit të tyre.

“Pas konsumimit të çdo forme të manipulimit  të opinionit publik që nga muaji prill, për të fshehur mungesën e numrave, krijimin e institucioneve, sot po provohet treni i fundit. Një seancë jolegjitime, jologjike, dhe plotësisht në kundërshtim me rendin kushtetues, e me logjikën dhe praktikën parlamentare, vetëm që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të zhvishet nga përgjegjësia e dështimit të saj”, ka thënë Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bora Zemani ka qenë e ftuar së fundmi në "Goca…