Seanca për çmimet e derivateve të naftës, LDK-ja kërkon ulje të përkohshme të akcizës dhe TVSh-së
03 prill 2026
| 12:37
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka kritikuar Qeverinë Kurti për mosreagim ndaj ngritjes se çmimeve të derivateve të naftës.
Në seancën e sotme parlamentarë, që është thirrur nga LDK-ja e që është mbështetur edhe nga PDK dhe AAK, ajo ka prezantuar një draft-rezolutë.
Në adresimin e saj, ajo ka thënë se qeveria duhet të heq akcizën për aftën dhe TVSh-në për karburantet.
“Kuvendi kërkon nga qeveri uljen e përkohshme të akcizës. Qeveria duhet të aplikoj menjëherë ulje të akcizës nga 36 cen në litër në 20 cent në litër me afat të përkohshëm deri në stabilizimin e çmimeve në bursat ndërkombëtare. Kuvendi i kërkon qeverisë uljen të përkohshme të TVSh-së në karburante”, ka thënë Lushaku-Sadriu.



