
Seanca për Presidentin: Nis hyrja e deputetëve në sallën e Kuvendit
03 prill 2021
| 19:32
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë duke hyrë në sallën ku do të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, rreth gjysmë ore më parë ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme.
Në orën 18:00 është dashur të nis seanca në të cilën do të provohet zgjedhja e Vjosa Osmanit si presidente e Republikës së Kosovës.
Në rast se VV nuk merr të gjitha votat e LDK’së, pa votat e AAK-së, PDK-së dhe të Listës Serbe, do të jetë e pamundur zgjedhja e presidentit.
Ndërkohë thirrjet e Ambasadave të huaja në vend janë që të gjithë deputetët të marrin pjesë në seancën për presidentin dhe të përmbyllet cikli i formimit të institucioneve.