Seanca vazhdon në orën 15:00, arrihet marrëveshja për komisionet parlamentare

13 shkurt 2020 | 14:23

Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën janë pajtuar të gjitha grupet parlamentare që të ndryshohet rregullorja për të zvogëluar numrin e komisioneve parlamentare në 14 nga 16.

Po ashtu, Kryesia ka vendosur që seanca tjetër të mbahet në ora 15:00 për votimin e formimit të komisioneve parlamentare.

Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se ka konsensus të plotë nga pozita dhe opozita.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senati i kontrolluar nga republikanët ka çuar përpara një masë…