Sefaj: Kurti dhe Murati kanë faj për vdekjen e 6 punëtorëve për dy javë, e kanë bërë jofunksional Inspektoratin e Punës

31 korrik 2025 | 14:16

Sindikalisti Ali Sefaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ministrin në  detyrë të Financave, Hekuran Murati për vdekjen e 6 punëtorëve brenda dy javëve në Kosovë.

Ai ka thënë se Kurti e Murati janë fajtorë për shkak që e kanë bërë jofunksional Inspektoratin e Punës.

“6 vdekje në vendin e punës për dy javë. Krejt kjo duke iu falënderuar Albinit dhe Hekuran Muratit qe e kanë bërë jofunksional Inspektoratin e Punës dhe ua kanë lehtësuar punën mafisë ndërtimore, me ua shkelë të drejtat e punëtorëve dhe mos me krijuar kushte dhe siguri në punë! Veproni, mos i vrani punëtoret!”, ka shkruar Sefaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turma protestuesish janë parë duke brohoritur me gëzim të enjten…