
Sejdi Fazlija do të mbajë ligjëratë me temën Lean Management në Universitetin “Hasan Prishtina”
Me datë 23 dhjetor 2021, Sejdi Fazlija do të mbajë një ligjëratë në Fakultetin Ekonomik – Universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, me titull: Lean Management!
Më poshtë e gjeni një biografi te shkurtër
Sejdi Fazlija, është i lindur në Kosovë, gjatë vitit 1998 së bashku me familje ka emigruar në Gjermani, në Republikën e Nord-Rhein-Westfalen në Düsseldorf.
Pas përfundimit të gjimnazit, vazhdon studimet e Inxhinierisë Industriale, me fokus në prodhim, logjistikë dhe inovacion. (B. Sc. Wirtschaftsingenieur).
Pas studimeve, gjatë viteve 2016 dhe 2017 fillon punën si asistent i manaxherit drejtues për ristrukturimin e proceseve te prodhimit, ndërsa nga viti 2020 është (Head of Quality, EHS dhe Perfect Execution) për një kompani Gjermano-Amerikane si dhe nga viti 2021 është edhe ligjërues në Universitetin privat të Köln-it.
Ka kryer specializimin në fushën e “Welding specialist”, me fokus kualitetin dhe metodat e ndryshme (Internationaler Schëeißfachingenieur).
Gjatë vitetve 2017-2020 ka kryer studimet në nivelin Master, sistemi dual (M. Eng. Technical Management).
Aktivitetet e lira: vrapi në natyrë, lexim të librave historiane, dhe sport.
Të tjera: Është pjesë e rrjeteve të bizneseve lokale në Gjermani (Rhein-Kreis-Neuss)