Sejdiu: Çfarëdo vendimi përveç vazhdimit të kampionatit, do t’i penalizonte disa skuadra

04 prill 2020 | 20:32

Çfarë do të ndodhë me kampionatin e Kosovës, edhe këtu tashmë me të madhe po flitet për mundësin e anulimit, derisa ka edhe zëra për ndryshimin e garave si krijimi i play-offit e play-outit ose edhe zhvillimi i ndeshjeve të mbetura në formë turneu.

Futbolli tashmë ka mbetur në plan të dytë, kjo pasi pandemia COVID-19, është shndërruar në një luftë të ashpër me botën e cila assesi nuk po mund të gjejë zgjidhje ndaj tij.

Përhapja e koronavirusit duket e frikshme dhe askush nuk ka një datë të saktë se kur mund të mposhtet ky virus, gjë e cila ka bërë që shumë kampionate të vënë në dyshim vazhdimin e garave, shkruan Zëri.info.

Belgjika tashmë i ka dhënë fund garave duke ia dhënë titullin e kampionit Club Brugge, i cili ishte në vendin e parë në tabelë.

Por çfarë do të ndodhë me kampionatin e Kosovës, edhe këtu tashmë me të madhe po flitet për mundësin e anulimit, derisa ka edhe zëra për ndryshimin e garave si krijimi i play-offit e play-outit ose edhe zhvillimi i ndeshjeve të mbetura në formë turneu.

Trajneri i mirënjohur kosovar Gani Sejdiu e pranon që situata nuk është e mirë, por sipas tij, çdo vendim tjetër përveç vazhdimit të garave, do t’i penalizonte disa skuadra, kjo pasi janë në pyetje shumë ndeshje të pazhvilluara dhe shumë skuadra ende janë brenda objektivave që kanë.

“Po shqyrtohen disa opsione se cila është zgjedhja më e duhur, por se cili opsion do të zgjidhet do ta imponojë situata aktuale e cila nuk e dimë se sa mundet të zgjasë e që kjo përbën problemin me të madh. Gjithsesi duhet të koordinohemi me UEFA-n dhe ta përcjellim ecurinë e situatës”, ka thënë Sejdiu për “Zëri.info”, i cili zgjidhjen më të mirë e sheh vazhdimin e kampionatit, sigurisht nëse krijohen kushte për të.

“Për mua nëse krijohet mundësia e vazhdimi i kampionatit, edhe nëse do të duhej të jetë edhe më intensiv është zgjedhja më e mirë, sepse nuk do të penalizohej asnjë ekip, as në Superligë por as në Ligën e Parë. Të gjitha opsionet tjera cilat do qofshin ato do t’i penalizonin klubet e ndryshme varësisht se cili opsion do zgjidhej”, ka vlerësuar tekniku mitrovicas.

“Unë mendoj se duhet të presim dhe të shikojmë se a do të kemi mundësinë e vazhdimit të kampionatit që do ishte zgjedhja më përshtatshme për të gjithë, por në të kundërtën cila do zgjedhje të merret, klubet duhet ta pranojnë sepse këto janë vendime të imponuara nga gjendja e jashtëzakonshme dhe duhet të jemi të kuptueshëm dhe korrektë pavarësisht se na pëlqen apo jo”, përfundoi Gani Sejdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para pak minutash, lidhur me situatën aktuale në Kosovë në…