Sejdiu emërohet trajner i Trepçës ’89

19 qershor 2025 | 14:05

Gani Sejdiu është emëruar trajner i skuadrës së Trepçës ’89. Sejdiu me sukses e ka drejtuar në të kaluarën skuadrën mitrovicase sikurse edhe shumë klube tjera kosovare, derisa mitrovicasit besojnë se me trajnerin në fjalë do të arrijnë objektivat.

“Klubi Futbollistik Trepça’89 ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e Gani Sejdiut si kryetrajner i ekipit tonë të parë. Me një përvojë të pasur në futbollin kosovar dhe një vizion të qartë për zhvillimin dhe suksesin e skuadrës, Gani Sejdiu rikthehet në bankinën tonë për të udhëhequr një projekt të ri dhe ambicioz. Besimi ynë në profesionalizmin, përkushtimin dhe aftësitë e tij është i plotë – dhe jemi të bindur se me të në krye, Trepça’89 do të ecë drejt objektivave madhore. Mirësevjen në shtëpi, profesor! Bashkë drejt sukseseve të reja”, thuhet në njoftimin e 89-shit.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bianca Censori ka ngritur sërish temperaturat në Beverly Hills me…