Sejdiu flet për shifrat e fundit të FMN-së: Qaty është sikleti i kësaj qeverie

02 prill 2026 | 22:49

Opinionisti Dardan Sejdiu ka komentuar raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i publikuar gjatë ditës së sotme.

Ai deklaroi se rritja ekonomike prej 3.6 për qind nuk është e mjaftueshme për një vend si Kosova.

“Armiku më i madh i zhvillimit të këtij vendi është kur e kqyr raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që e kanë publikuar sot, numrat janë aty 3.6 përqind, rritja ekonomike e një vendi të varfër”.

Ai theksoi se shqetësimi kryesor mbetet sektori i energjisë.

“Sikleti është tjetër, është qysh me mujt me i deligjitimuar mediat për diçka që po duket që është emërues i përbashkët, ose kryefjala e kallëzuesi i qeverisjes Kurti e që është problemi me rrymën”, tha ai në Rubikon.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin që e publikoi të enjten potencoi se kriza politike është një ndër shkaktarët kryesor që ka bërë që Kosova të ngadalësojë zhvillimin ekonomik.

FMN theksoi se qeveria duhet të kontrollojë shpenzimet e veta dhe të investojë më shumë për të rritur sigurinë ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona…