
Sejdiu: Kanë mbetur vetëm tri opsione; propozimi i LDK-së, LVV-PDK ose zgjedhjet
Opinionisti Dardan Sejdiu në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, tha se kanë mbetur vetëm tri opsione për t’i zgjidhur ngërçi politik.
Këto tri opsione sipas tij janë, propozimi i LDK-së, koalicioni LVV-PDK ose zgjedhjet.
“Besoj që letra e LDK-së i shpërfaq arsyet pse e refuzon një bashkëpunim të drejtpërdrejt me LVV. I liston arsyet politike dhe mosbesimin e thellë që e ka me LVV. Është i saktë konstatimi që kemi polarizim të thellë shoqëror, pas kësaj letre nuk vjen një reflekt një ditësh i subjektit por një sulm i jashtëzakonshëm prej të madh e të vogël qysh i ke thanë jo”, tha Sejdiu.
“Nëse përpara janë kanë katër, sot janë tri: Kjo që e propozon LDK, alternativa e dytë PDK- VV dhe zgjedhjet, por s’ka rrugë të katërt që ka qenë LDK- VV”, vijoi tutje ai.