Sejdiu kërkon debat në mes të kandidatëve për kryetar të Prishtinës

05 tetor 2021 | 11:29

Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka kërkuar ballafaqimin publik në mes të kandidatëve për kryetar të Prishtinës.

Sejdiu ka thënë se nëse ata nuk dalin në debat ndaj njëri-tjetrit, si mund t’iu dalin përballë 198 mijë qytetarëve të Prishtinës.

“Kam qenë pjesë e shtabit të Shpendit në zgjedhjet komunale të vitit 2013 dhe vitit 2017. Kam qenë gjithashtu pjesë e qeverisjes komunale në mandatin e parë të Shpendit, saktësisht deri në Qershor të vitit 2017. Ata pak njerëz që më njohin e dinë që dashnia dhe përvoja ime me dhe për Prishtinën është e madhe!”.

“Në dy palë zgjedhjet ku kam qenë aktiv kam insistuar dhe nuk i kam ikur debateve, dhe as Shpendi nuk i ka ikur atyre! Sot, 13 ditë prej ditës së zgjedhjeve, në Tetorin e vitit 2021, kandidatët për kryetar të Prishtinës prezantojnë programe në distancë dhe pa përballje me njëri tjetrin!”.

“Nëse sot nuk mendojnë që duhet përballur me njëri tjetrin për ti treguar Prishtinës se kush ka programin, energjinë dhe vullnetin për me qeverisë, atëherë si do të përballen nesër me qytetarë?! Paramendojeni 6 kandidatë që nuk dalin në debat përballë njëri tjetrit! E tash paramendojeni qysh i dalin 198 mijë qytetarëve përballë”, ka thënë Sejdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Oerd Bylykbashi është një nga anëtarët e grupit parlamentar…