Sejdiu komenton shkarkimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja

22 qershor 2020 | 21:36

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se ishte gabim shkarkimi i Vjosa Osmanit nga pozitat në LDK.

Ish-kreu i LDK-së dhe ish presidenti i Kosovës ka komentuar rastin e shkarkimit të Vjosa Osmanit. Ai ka thënë “se ky veprim nuk u bën nder LDK-së dhe se krijon modelin e përdorimit të shkopit për ata që mendojnë ndryshe”.

Ai më pas ka thënë se, “edhe pse Vjosa Osmani ka mundur t’i shmang disa qëndrime dhe veprime ndaj LDK’së, shkarkimi i saj nuk është i justifikueshëm”.

“Shkarkimi i saj pa asnjë debat, nuk i kontribuon situatës brenda LDK. Dhe unë edhe pse jam pjesë e Këshillit të Përgjithshëm, unë nuk kam votuar rreth kësaj çështje, është bizare ajo formë e veprimit”, ka thënë Sejdiu në Dukagjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe dy persona kanë vdekur në Kosovë. Njëri nga ta…