Sejdiu thotë fushata e VV-së do të jetë linçuese: Askush s’do të shpëtojë pa u shpallur tradhtar apo spiun

13 tetor 2025 | 23:10

Analisti politik Dardan Sejdiu ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për mënyrën si pritet të zhvillohet fushata e Lëvizjes Vetëvendosje në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Sipas Sejdiut, kjo fushatë do të karakterizohet nga një mobilizim ekstrem dhe një klimë akuzash të ashpra.

“Po besoj që Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë një angazhim të jashtëzakonshëm. E angazhimi i Lëvizjes Vetëvendosje normalisht kur është i jashtëzakonshëm është edhe goxha linçues”, tha ai në Rubikon.

“Kështuqë po i paralajmëroi qytetarët me aq sa na dëgjojnë që keni me pa një fushatë ku nuk ka me mbetë kush pa u shpallë tradhtar e spiun”, tha tutje Sejdiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ka marrë një fitore të madhe në Goteborg ndaj…