Sejdiu thotë se Qeveria nuk bën të rrëzohet për t’ia bërë qejfin Listës Serbe

14 nëntor 2018 | 22:42

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu ka folur për mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.
Sejdiu në “T7”, ka thënë se mocioni për rrëzimin e qeverisë duhet të behët në kohen e duhur.

“Qeveria Mustafa ka rënë me votat e deputetëve shqiptarë. Nuk kanë qenë vendimtare votat e Listës Serbe”, u shpreh ai.

Sejdiu ka thënë se tash qeveria Haradinaj rrezohet vetëm me votat e Listës Serbe.

“Por tash votat për rrëzim të qeverisë janë vendimtare ato të Listës Serbe. Pra, pa votat e tyre qeveria nuk mund të rrëzohet. Tash në duhet të vendosim a dëshirojmë të rrezojmë qeverinë me votat e tyre apo jo”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se qeveria e Kosovës nuk bën të rrëzohet vetëm pse është ngritur një taksë ndaj Serbisë, dhe tash qeveria të bije nga votat e Listës Serbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka reaguar ndaj deklaratës së…