Sekretari amerikan i Shtetit mban afër vetes Pacollin e Daçiqin

18 korrik 2019 | 17:59

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në takimin për liritë fetare, i cili është mbajtur në ShBA, ku kanë marrë pjesë edhe ministra të vendeve të ndryshme të botës.

Pas këtij takimi është realizuar edhe një foto e përbashkët në të cilën shihet sekretari amerikan i Shtetit, Mike Popmeo, i cili ka afër ministrin Pacolli dhe homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

Pacolli i cili ka publikuar këtë foto në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se në këtë takim Kosova është përfaqësuar në mënyrë të privilegjuar, për çfarë ka falendëruar sekretarin Pompeo, si nikoqir i takimit ministerial.

“Photo of the Day: Kosova përfaqësohet në mënyrë të privilegjuar në Ministerialin për Liritë Fetare. Arritjet tona janë të njohura gjerësisht. Falënderova sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për mbështetjen e tij dhe atë amerikane ndaj Kosovës”, ka shkruar Pacolli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur të…