Sekretari amerikan i Shtetit anulon takimin me Merkelin

07 maj 2019 | 14:03

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar të martën se takimi i planifikuar mes Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo dhe Kancelares gjermane, Angela Merkel, është anuluar.

Pompeo pritej të takonte Merkelin dhe Ministrin gjerman të Punëve të Jashtme, Heiko Maas, në Berlin.

Departamenti amerikan i shtetit ka deklaruar se takimi duhet të riprogramohet për shkak të disa “çështjeve të ngutshme”, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Zyra e Merkel dhe e Mass nuk e kanë komentuar zhvillimin.

Pompeo së fundmi ndodhej në Finlandë për një takim të Këshillit Arktik, teksa nuk dihet ndalesa e tij e radhës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy gazetarët e agjencisë së lajmeve “Reuters”, që ishin arrestuar…