Sekretari amerikan i Shtetit do të marrë pjesë në bisedimet Ukrainë – Rusi në Turqi

14 maj 2025 | 08:54

Sekretari amerikan i Shtetit dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në detyrë, Marco Rubio, do të udhëtojë për në Turqi, ku një takim i mundshëm midis përfaqësuesve të Ukrainës dhe Rusisë është planifikuar për 15 maj.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte njoftuar më parë gjatë një fjalimi në një forum në Riad të martën, se Rubio do të merrte pjesë në negociatat e Stambollit, transmeton Telegrafi.

Shtëpia e Bardhë i konfirmoi NBC News, se Rubio do të marrë pjesë në bisedimet në Stamboll së bashku me të dërguarit presidencialë të SHBA-së, Steve Witkoff dhe Keith Kellogg.

Zyrtari sqaroi gjithashtu se vetë Trump nuk do të udhëtojë për në Turqi këtë javë.

Ndryshe nga pala ruse akoma nuk janë konfirmuar emrat e zyrtarëve që do të marrin pjesë në këtë takim të planifikuar të mbahet në Stamboll të Turqisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka uruar kryeministrin shqiptar, Edi Rama,…