Sekretari amerikan takohet me kryeministrin izraelit

07 shkurt 2024 | 13:58

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është takuar në Tel Aviv me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Takimi ka qenë i mbyllur për mediet.

Blinkeni po qëndron në Izrael për takime me zyrtarë kryesorë të qeverisë për të bërë presion për një “pauzë humanitare” ndërsa presioni ndërkombëtar dhe i brendshëm i ShBA-së për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza vazhdon të rritet.

Ai gjithashtu pritet të udhëtojë në Bregun Perëndimor si pjesë e udhëtimit të tij, raporton “CNN”.

Blinkeni ka thënë të martën se do të diskutonte përgjigjen e Hamasit ndaj një propozimi që synon të sigurojë lirinë e pengjeve të mbetura dhe një ndërprerje të qëndrueshme të luftimeve në Gaza me zyrtarët izraelitë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Shqipërisë ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes…