Sekretari i BIK-ut: Këtë vit s’do të ketë falje të organizuar të bajramit në xhami

22 maj 2020 | 08:11

Sekretari i Përgjithshëm në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, ka ripërsëritur se fitër bajrami nuk do të falet në xhami. Sadriu në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka qenë vendim i lehtë të mbyllen xhamitë për besimtarët në këtë muaj të ramazanit por, sipas tij, kjo ka ndodhur në të gjithë botën.

“Xhamitë janë mbyllur edhe në qendrat më të mëdha islame si Meka e Medina, Kajro e Stambolli”, ka thënë ai.

Sadriu ka shtuar se ky vendim ka prekur më së shumti krerët e Bashkësisë Islame dhe punëtorët e tyre. Ai ka treguar se është e drejtë e besimtarëve të shprehin pakënaqësi siç ishte ai me faljen e një namazi në shesh por, sipas tij, gjendja është jashtë vullnetit të BIK-ut.

“Po e përsëris, këtë vit nuk do të ketë falje të organizuar të bajramit në xhamitë e Kosovës e nuk do të ketë as pritje ceremoniale në BIK si në vitet e tjera”, ka bërë me dije ai.

Sekretari i Përgjithshëm në Bashkësinë Islame të Kosovës thotë se rekomandimet e profesionistëve janë të tilla që nuk janë pjekur kushtet për faljen e bajramit në xhami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 15 njerëz kanë rezultuar pozitivë me koronavirus pasi…