
Sekretari i Degës së PDK-së në Zvicër, Shaip Kadriaj, informon kryetarin Krasniqi për procesin e regjistrimit të diasporës
Sekretari i Degës së PDK-së në Zvicër, Shaip Kadriaj, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Gjatë këtij takimi, Kadriaj e ka informuar kryetarin Krasniqi mbi angazhimet dhe punën e bërë nga dega në Zvicër për njoftimin e anëtarësisë lidhur me procesin e regjistrimit të votuesve, me qëllim që mërgata të shfrytëzojë të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme.
Po ashtu, u diskutua edhe për përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 dhe rëndësinë e mobilizimit të mërgatës, veçanërisht asaj nga Zvicra.
“Në selinë qendrore të PDK-së zhvillova një takim me Kryetarin e Partisë, z. Memli Krasniqi. E njoftova se Dega e PDK-së në Zvicër ka informuar me kohë organet dhe anëtarësinë për procesin e regjistrimit, në mënyrë që mërgata të shfrytëzojë të drejtën e votës. Biseduam gjithashtu për përgatitjet për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 dhe rëndësinë e mobilizimit të mërgatës, veçanërisht nga Zvicra”, ka bërë të ditur Kadriaj përmes një postimi në Facebook.