Sekretari i FIFA-s uron Ademin për rizgjedhjen si president i FFK-së

06 shkurt 2026 | 15:55

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka pranuar një letër urimi nga Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström.

Përmes kësaj letre, FIFA ka përgëzuar Agim Ademin për rizgjedhjen e tij si president i FFK-së, duke vlerësuar lart vizionin dhe përkushtimin e tij për zhvillimin e lojës së futbollit.

“FIFA shpreh gatishmërinë e plotë për të vazhduar ndërtimin e një marrëdhënieje të fortë dhe bashkëpunuese, me synimin e përbashkët për të promovuar dhe zhvilluar futbollin në të gjithë Kosovën”, ka njoftuar FFK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kapitull vendimtar për sigurinë e Kosovës po arrin fazën…