Sekretari i Këshillit të Evropës takohet me Gërvallën, kërkon të ruhet dhe forcohet demokracia në rajon

26 shtator 2025 | 14:57

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, ka njoftuar se është takuar me ministren në detyrë të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork.

Ai ka thënë se në bisedën me Gërvallën është përditësuar me zhvillimet e fundit në Kosovë, për të cilat ka thënë se Këshilli i Evropës “i ndjek nga afër”.

“Ruajtja dhe nxitja e stabilitetit demokratik në të gjithë rajonin është thelbësore”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Berset, ish-president i Zvicrës, ka njoftuar për pjesën sqaruese që zakonisht përdoret për Kosovën pa “paragjykuar statusin e saj”.

“Të gjitha referencat për Kosovën, qoftë territori, institucionet apo popullsia, në këtë tekst duhet të kuptohen në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe pa paragjykuar statusin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Për këtë takim, Gërvalla vetë s’ka njoftuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paul Pogba është shumë pranë rikthimit në futboll pas një…