Sekretari i KF Llapit: Zhdrella dhe Osmani nuk e shitën lojën

14 qershor 2020 | 16:29

Sekretari i KF Llapi, Muhamet Rexhepi ka mohuar zërat se dy futbollistët e Llapit, Mentor Zhdrella dhe Labinot Osmani e kanë shitur lojën ndaj Drenicës (0-2), e cila u zhvillua dje në stadiumin “Zahir Pajaziti”. Sekretari i skuadrës nga Podujeva ka akuzuar gjyqtarët për këtë humbje.

Postim i plotë i Rexhepit:

Përshëndetje miq dhe futbolldashës

Duke i parë shkrimet e vazhdueshme gjatë ditës së djeshme, të cilat ishin totalisht të pabaza dhe shpifje, më duhet të reagoj dhe të sqaroj të vërtetën e të gjitha ngjarjeve.

Unë si sekretar i klubit nuk kam pasur asnjë konflikt as me fjalë e as fizik, me dy futbollistët e skuadrës, Mentor Zhdrella dhe Labinot Osmani të cilët janë futbollistë kulminant dhe me emër në futbollin tonë. As edhe njëherë të vetme në karakterin tim nuk do ndodh që unë të paragjykoj dikë e aq më pak me futbollistët e skuadrës në të cilën tashmë e 7 vite veproj me nder dhe me përgjegjësi.

Mendoj se është për të ardhur keq që dikush i pandërgjegjshëm t’ua dëmtoj imazhin këtyre futbollistëve kulminant duke përdorur emrin tim në shpifje dhe raportime të pavërteta, pasi që Mentor Zhdrella është kapiten i skuadrës dhe viti i 3-të që është pjesë e Llapit poashtu edhe Labinot Osmani tash e 1 vit andaj me këta dy dhe gjithë të tjerët jemi si familje dhe lërë më t’i akuzoj për diçka që nuk është fare e vërtetë. Unë dhe dashamirët e futbollit, akuzat duhet t’i drejtojnë tek ata që vendosën ndeshjen me golin e dytë i cili ishte i shpikur, po them me plotë bindje se përgjegjësia bie direkt tek komisioni delegimit dhe tek dy gjyqtarët Besfort Kasumi e Selami Haziri. Për këtë të fundit mendoj që edhe Liga e Tretë është shumë për t’u deleguar e lëre më Superliga sepse ka gjyqtarë 10 herë më të mirë se ai e nuk delegohen, a thu pse? Apo ndoshta duhet të jenë kësi gjyqtarë të dobët që tu kryejnë punë shefave të tyre dhe ne i kemi dyshimet ton që besoi kem drejt me dyshuar e dikush duhet të merret me këta njerëz dhe te marrin dënimin e merituam dhe t’i vërtetoj a janë të qëllimshme këto gabime a thjesht gabim njerëzor që mund ti ndodh çdo kujt, sepse aty derdhen djersa e lojtarëve mundi donatorëve etj, dhe këtë lloj referimi skandaloz është për gjynah të bëhet, e arsyet pse dyshojmë janë po e theksoj se gjyqtari anësor Selami Haziri është nga Gjilani po ashtu edhe anëtari i komisionit që i delegon gjyqtarët është nga Gjilani është Malazog Hoxha dhe për pozitat që dërgojnë në Evropë, ne jemi konkurrent me dy ekipet e Gjilanit (respekt për të dy klubet), kurse me atë çfarë bëri dje gjyqtari anësor për dy ekipet është një rrezik më pak.

Ata që kanë shpifur do të përballen me drejtësinë dhe po u bëj me dije se avokati im personal është duke mbledhur material dhe do t’i padis të gjithë ata që na kanë dëmtuar imazhin e klubit, imazhin tim dhe imazhin e futbollistëve.

Po ua bashkëngjis dy foto njërën me dy futbollistët e respektuar Mentorin dhe Labin ku pimë kafen e mëngjesit për t’ua dëshmuar shpifsave se jemi më të bashkuar se kurrë dhe kot e kanë se nuk munden të na përçajnë sepse jemi si një familje,kurse fotoja tjetër ajo e golit të pranuar nga gjyqtari anësor Selami Haziri dhe ai kryesor, Besfort Kasumi.

Dhe dikush duhet të kërkoj përgjegjësi dhe llogari dhënie nga këta refer-akter që e vendosën ndeshjen dje me kësi gola të pranuar!!!

Me respekt
MUHAMET REXHEPI

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se…