Sekretari i Kombeve të Bashkuara lexon fjalimin e gabuar, nxit të qeshura në sallë

11 nëntor 2022 | 08:29

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara nxiti të qeshura tek të pranishmit që po merrnin pjesë në Samitin e klimës COP27, kur u ngrit në foltore për të mbajtur fjalim.

Ai u shfaq para të pranishmëve me disa letra në duar, për të cilat nuk ishte në dijeni se nuk gjendej fjalimi të cilin kishte planifikuar ta lexonte.

Antonio Guterres, derisa filloi fjalimin, në një moment u ndal dhe filloi ta lexojë me zë të ulët fjalimin e shkruar në letra.

“Mendoj se më kanë dhënë fjalimin e gabuar”, tha Guterres.

Megjithatë, bashkëpunëtorët e tij shpejt intervenuan duke ia sjell dokumentet e nevojshme, por mjaftoi që ky moment të nxitë të qeshura.

Më vonë shpjegoi se fjalimin që kishte nisur ta lexojë kishte të bënte me një takim tjetër, pasi planifikonte të takohej me një grup të delegatëve të rinj dhe se bëhej fjalë pikërisht për atë takim fjalimi që nxiti të qeshura. /Telegrafi

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Josep Borrell, shefi i diplomacisë evropiane sot në Paris do…