Sekretari Rubio: Maduro s’është president, ai është kreu i organizatës narkoterroriste Los Soles

03 janar 2026 | 12:45

Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka reaguar pas sulmit të sotëm dhe kapjes së Nicolas Maduros.

Rubio ka shkruar se Maduro nuk është president i Venezuelës dhe se regjimi i tij s’është qeveri legjitime. Sekretari amerikan ka thënë se Maduro është kreu i kartelit narkoterroriste Los soles dhe se akuzohet edhe për trafikim të drogës drejt SHBA-së.

“Maduro NUK është presidenti i Venezuelës dhe regjimi i tij NUK është qeveria legjitime.

Maduro është kreu i Kartelit të Los Soles, një organizatë narkoterroriste që ka marrë nën kontroll një shtet. Ai gjithashtu është i paditur për trafikim të drogës drejt Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar Rubio.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burim Ramadani, kandidat i AAK për deputet, ka falënderuar votuesit…