Sekretet e Stonehenge, zbulohet origjina e gurëve të mëdhenj
Gurët e mëdhenj të Stonehenge kanë një tjetër prejardhje nga ajo që dihej deri tani.
Hulumtimet e reja shkencore zbuluan se copat e mëdha të gurit në vendin e lashtë janë sjellë nga West Woods, një pjesë e Wiltshire-it në Britaninë e Madhe.
Pjesët e gurit të njohur si “sarsens” përbëjnë Stonehengen që për shekuj me radhë ka bartur me vete sekrete të mëdha të krijimit.
Rezultatet e analizave me rreze ultravioletë kanë treguar se gurët janë marrë në një vend që është pak kilometra nga vendi i lashtë.
Ndërtime të ngjashme arkeologjike ende mund të gjenden në West Woods.
“Ishim të befasuar kur morëm vesh se gurët e West Woods janë të njëjtit me dy gurët e Stonhenge. Të gjithë ishin të mendimit se gurët mund të jenë transportuar nga ndonjë vend më të lartë”, ka thënë Katy Whitaker, arkeologe në Universitetin e Readingut.
Shkencëtarët deri më tani e dinin se gurët e vegjël të njohur Stonehenge vinin nga Uellsi.



