Sektori i industrisë përpunuese shënoi rritje 57.38 për qind

15 dhjetor 2020 | 15:22

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM3 2020 (2017=100).

Sipas ASK-së, Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B – Nxjerrëse, C – Përpunuese, D – Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E – Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri. “Në tremujorin e tretë (TM3) 2020, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2020, ka pasur rritje në sektorin e:  industrisë përpunuese (C) me 57.38 për qind; dhe të furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 15.66 për qind”, është thënë në raport duke u shtuar se ulje kishte në sektorin e industrisë nxjerrëse, dhe të furnizimit me rrymë, gaz dhe avull. “Ulje kishte në sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për (-41.46 për qind); dhe në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicioner (D) për (-9.90 për qind)”, thuhet në raport.

Sipas ASK-së, krahasuar TM3 2020 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2019), ka pasur rritje në sektorin e industrisë përpunuese (C) me 13.21 për qind.

Kurse, ulje kishte në: sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për (-45.48 për qind); sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për (-38.75 për qind); dhe në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për (-7.12 për qind)”, është thënë në raport.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shkurt të këtij viti, tenistja ruse Maria Sharapova vendosi…