Sektori i ndërtimtarisë shënon rritje të qëndrueshme të të hyrave

11 nëntor 2025 | 23:15

Administrata Tatimore e Kosovës njofton se gjatë periudhës janar-tetor 2025, në sektorin e ndërtimtarisë janë realizuar 70.56 milionë euro të hyra tatimore, krahasuar me 65.75 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Sipas ATK-së, kjo paraqet një rritje prej 4.8 milionë euro ose 7.3%, duke reflektuar përkushtimin e bizneseve të këtij sektori dhe efikasitetin e masave të ATK-së për formalizim dhe përmirësim të përmbushjes tatimore.

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë zbatimin e politikave që synojnë transparencë më të madhe, barazi tatimore dhe zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë së vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka…