Sekuestrohen 116 patentëshoferë për dy javë në kryeqytet

17 nëntor 2025 | 11:54

Nga data 3 deri më 16 nëntor 2025, policia në Prishtinë ka zhvilluar një plan të zgjeruar kontrolli në trafik, gjatë të cilit janë shqiptuar gjithsej 1 851 gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Sipas policisë, ndër shkeljet më të zakonshme janë:235 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes; dhe 31 gjoba për mosrespektim të semaforit.

Përveç gjobave, policia ka sekuestruar edhe 116 patentëshoferë për shkelje të ndryshme që rrezikojnë sigurinë në komunikacion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Amir Abrashi i ka dhënë fund karrierës së tij me…