Sekuestrohen armë në Prizren, dy të dyshuar në kërkim
18 shtator 2025
| 16:57
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 9 shtator Policia në Prizren ka pranuar informata për te shtëna me armë në rrugën “Mbreti Pleurat”. Lidhur me rastin janë identifikuar dy të dyshuar.
Ndërsa dje policia ka gjetur dhe sekuestruar një veturë që lidhet me rstin. I dyshuari nuk është gjetur në shtëpi.
Policia ka realizuar kontroll në dy lokacione ku kanë sekuestruar 1 pushkë automatike 1 pushkë gjysmë automatike, 1 pushkë gjuete dhe 161 fishekë.
Të dy të dyshuarit janë në kërkim dhe akuzohen për këto vepra penale: “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
Njoftimi i policisë:



