Sekuestrohen droga sintetike të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe armë

14 prill 2024 | 15:50

Policia e Kosovës me njësitet e saj të antidrogës po punon me përkushtim në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, fokus i veçantë po i kushtohet luftë së pakompromis ndaj personave të dyshuar që po merren me shitblerjen e substancave narkotike në nivel rruge apo shtigjeve të ndryshme, transportimin e tyre dhe abuzime të tjera që potencialisht po rrezikojnë jetën dhe shëndetin e të rinjve tanë.

Përveç operacionit policor të realizuar një javë më parë (7 prill 2024) në Merdar ku u kapën 20 paketime me mbi 10 kg. me substancë të dyshuar narkotike si heroinë që kapte vlerën rreth 250 mijë euro, mbrëmë më 13 prill, në orët e vona dhe gjatë natës Njësitet e antidrogës ka planifikuar dhe realizuar një tjetër operacion taktik antidrogë në Prishtinë ku janë arrestuar tre persona të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar drogë, armë, para, telefona dhe dëshmi tjera relevante për organet e drejtësisë.

Hetuesit policor të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prishtinë gjatë punës hetimore-operative në teren kanë pranuar informata të besueshme se në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë persona të dyshuar janë duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike të llojeve të ndryshme dhe shitjen po e bëjnë kryesisht në nivelin e shpërndarjes lokale-shtigjeve të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani i ka lajmëruar vendet fqinje për sulmet hakmarrëse kundër…