Sekuestrohen rreth 1,600 kilogramë mish në Pejë

22 shkurt 2019 | 18:23

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se të premten në kuadër të planit për luftimin e shitjes se produkteve të dëmshme ushqimore, me kërkesë të kësaj prokurorie dhe koordinimit me Policinë e Kosovës, përkatësisht

Stacionin Policor në Pejë, janë bastisur gjashtë lokacione të cilat dyshohet se merren me këtë lloj veprimtarie.

Gjatë kësaj bastisja në të cilën kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, janë sekuestruar dhe shkatërruar rreth 1,600 kilogramë mish, për të cilat palët nuk posedonin leje përkatëse dhe nuk i plotësonin kushtet adekuate higjienike.

Prokuroria Themelore në Pejë është e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe kërkon nga të gjithë ata që kanë informacione për ushtrimin e veprimtarive ilegale t’i paraqesin në organet e hetuesisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka treguar arsyet…