
Sekuestrohet një armë zjarri në një lokal Prishtinë, arrestohet 35-vjeçari
14 dhjetor 2021
| 14:34
Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës sot rreth orës 10:30 në rrugën “Rrustem Statovci” saktësisht në një lokal, kanë sekuestruar një armë të shkurtë, një karikatorë si dhe pesë fishekë.
Lidhur me këtë rast është arrestuar i dyshuari “H.S., mashkull 35 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe është dërguar për intervistim në stacionin policor qendra në Prishtinë”.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj këtij personi është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.