Sekuestron 237 mijë ambalazhe të paligjshme për cigare

22 janar 2026 | 11:08

Dogana e Kosovës, përmes Zyrës Doganore në Prishtinë, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të kontrollit doganor dhe menaxhimit të riskut, ka realizuar një kontroll të detajuar doganor ndaj një dërgese të ardhur nga Turqia.

Gjatë këtij kontrolli, zyrtarët doganorë kanë zbuluar dhe sekuestruar gjithsej 237,000 copë/pako për ambalazhim të 20 cigareve, të cilat mbanin mbishkrimin “DRINA”.

Malli nuk ishte i deklaruar në përputhje me legjislacionin doganor në fuqi dhe dyshohet se kishte për qëllim përdorimin për prodhim ose paketim të produkteve të duhanit në kundërshtim me dispozitat ligjore, me ç’rast efekti në parandalim nga humbjet potenciale fiskale është rreth 340,000 euro.

Janë ndërmarrë menjëherë veprimet procedurale përkatëse, përfshirë sekuestrimin e mallit dhe inicimin e procedurave administrative kundërvajtëse dhe hetimore, në bashkëpunim me institucionet kompetente.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e tregtisë së paligjshme, mbrojtjen e tregut dhe shëndetit publik, si dhe në garantimin e konkurrencës së ndershme për bizneset që veprojnë në përputhje me ligjin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autor: Hisen Berisha Përvjetori i ndarjes nga jeta të Dr.…