Sela: Haraçina u kthye në bastion të shqiptarëve

16 korrik 2020 | 00:14

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në emër të koalicionit ka uruar aktivistët e Aleancës dhe Alternativës për betejën në zgjedhjet e së mërkurës në Maqedoninë e Veriut.

“Sipas analizës që kemi bërë, kemi fituar apo jemi përpara në Gostivar, Bogovnjë, Bërvenicë, Tearcë. Jemi duke pritur rezultatet prej Tetove ku situata po shkon barazi. Kemi fituar bindshëm në Haraçinë. Haraçina po kthehet në bastion të shqiptarëve. ASH po udhëheq në Studeniçan, Kumanovë. Në Saraj ka ndodhur fenomeni i mbushjes së kutive, ne do t’i ankimojmë këto rezultate”, ka thënë Sela.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish- zëdhënësi i DASH gjatë luftës në Kosovë, James Rubin…