Selakoviqi: Katër shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës

13 maj 2022 | 13:57

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikolla Selakoviq, ka thënë se katër shtetet kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Këtë deklaratë ai e ka dhënë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Serbisë.

Selakoviqi ka thënë se emrat e shteteve ia ka dhënë presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ndryshe, Këshilli serb i Sigurisë është mbledhur sot në Beograd pas aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim i KMDLNj-së Aktualisht në Njësinë e Paraburgimit të Gjykatës…