
Selektori i Anglisë paralajmëron kuqezinjtë dhe Serbinë
Anglia u bë përfaqësuesja e parë nga Europa, që siguron kualifikimin në Botërorin 2026.
Selektori Thomas Tuchel qëndron i vendosur megjithatë, për t’i fituar dy takimet e mbetura ndaj Serbisë dhe Anglisë.
Ky skenar është më i favorshmi për Shqipërinë.
Kështu kuqezinjtë kanë mundësinë që të mbyllin llogaritë e kualifikimit me një fitore ndaj Andorrës në transfertë.
“Ndoshta do të kemi mundësinë për të provuar gjëra të reja, por do të mbetemi konkurrues dhe duam t’i fitojmë dy ndeshjet e mbetura.
E kemi detyrim ndaj vetes dhe tifozëve.
Duhet të vazhdojmë sepse çfarë po ndërtojmë është e bukur.
Dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë”, u shpreh trajneri i Anglisë ndër të tjera.
Anglia ka 18 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar në këto kualifikuese. Mbetet për t’u parë si do të paraqiten ndaj Serbisë në shtëpi.