Selektori i Suedisë: Fitorja e Kosovës plotësisht e merituar

09 shtator 2025 | 08:25

Selektori i Suedisë, Jon Dahl Tomasson, ka pranuar superioritetin e Kosovës në fitoren 2:0.

“Një fitore shumë e merituar e Kosovës. Te Kosova e kanë dashur më shumë. Nuk iu jemi përmbajtur parimeve tona. Kemi luajtur ngadalë dhe nuk kemi reaguar mjaftueshëm shpejtë kur kemi humbur topin. Kemi pësuar nga katër kundërsulme, ku është dashur të paraqitemi më mirë si ekip. Ne trajnerët po ashtu jemi pjesë e kësaj”, ka thënë Tomasson.

“Ne provuam në pjesën e dytë, por nuk ishim të mirë. Kemi dërguar topin në zonë, por na mungoi ideja aty. As sulmi e as mbrojtja nuk ishin mjaftueshëm të mirë. Ishte në tërësi. Kjo nuk ishte mirë. Por mos të harrojmë që kemi fituyar tetë nga 11 ndeshjet nga shtatori 2024. Mendoj se kemi fituar tetë, kemi humbur një dhe kemi barazuar dy. Kjo nuk ishte mjaftueshëm mirë, por duhet kohë për të ndërtuar. Nuk ishim vetvetja. Kemi luajtur ndeshje fantastike ndaj Sllovenisë, por kjo përpjekje ishte e pamjaftueshme. Ne ëndërrojmë Kupën e Botës dhe kjo ishte goditje. Por do të gjejmë mënyrë për të dalë nga kjo”, ka vazhduar tekniku danez.

Ai ka thënë se është shumë i dëshpëruar, njëjtë si lojtarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, sot pritet t’i dërgojë në…