Selfie provokuese e modeles, 130,000 dollarë unaza dhe varësja që të lënë “pa frymë”
26 shkurt 2026
| 11:12
Modelja e famshme Emily Ratajkowski tregoi edhe një herë se diamantet mund të bien në sy edhe me kombinimin më të thjeshtë, madje edhe një fustan nate.
Ajo ndau një selfie në Instagram në të cilën pozoi me rrobë të bardhë prej pelushi, duke mos vendosur asgjë tjetër përveç bizhuterive, përfshirë edhe “unazën e saj të famshme të divorcit”, e cila kap vlerën prej 130,000 dollarësh.
Ajo e publikoi foton vetëm pak ditë pasi konfirmoi lidhjen e saj me regjisorin francez Romain Gavras, shkruan InStyle.
Kjo “selfie” erdhi menjëherë pas një postimi shumë më provokues më 19 shkurt, në të cilin ajo konfirmoi lidhjen e saj me Gavras. Në foto, ajo pozoi në një divan e veshur me një rrobë të shkurtër.



