Selimi akuzon Hotin: Në Uashington e zhbëri kufirin me Serbinë dhe e shkeli Kushtetutën

12 shtator 2020 | 14:27

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë se me nënshkrimin e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator, kryeministri Avdullah Hoti ka zhbërë kufirin ndërmjet të dy shteteve.

Selimi në një konferencë për medie, kur foli për marrëveshjen që po cilësohet historike, shtoi se Hoti vuri nënshkrimin mbi një marrëveshje për mosnjohjne e kufirit shtetëror ndërmjet të dy vendeve.

Sipas tij, me këtë rast kreu i ekzekutivit ka shkelur Kushtetutën duke bërë që Kosova ka tre lloj të kufijve, raporton Ekonomia Online.

“Hoti vuri nënshkrimin me mosnjohjen e kufirit shtetëror Kosovë-Serbi. Ai nuk i njeh kufirin e vendit që e qeverisë. Kufirit me Serbinë i referohet si pikë e përbashkët e kontrolli”.

“Me këtë nënshkrim ai ka shkelur Kushtetutën. Hoti ka zhbërë kufirin Kosovë-Serbi”.

“Sot Kosova i ka tre lloj kufijsh: kufi që ndahet me shtet njohëse; pikat kufitare mes Kosovë dhe Serbisë dhe kufiri i veçantë që në bazë të zotimeve të Hotiti i referohet si pikë e përbashkët e kontrollit ai i Merdares”, ka thënë Selimi.

Hipokrizi dhe gënjeshtër e ka quajtur ai marrëveshjen e IBM-it, të nënshkruar në vitin 2011, në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka bërë homazhe te lapidari…