Selimi: Çfarë duhej të bënim ne, kur Serbia dhe Millosheviqi po vrisnin popullin tonë?
18 shkurt 2026
| 15:12
Ish-deputeti i Kosovës, Rexhep Selimi, ka parashtruar pyetjen se derisa Serbia dhe Sllobodan Millosheviqi po vriste shqiptarë, çfarë do duhej të bënte populli.
Në fjalën e fundit, Selimi tha se Serbia asnjëherë nuk e fshehu qëllimin ndaj shqiptarëve.
“Kur Serbia dhe Millosheviqi vrisnin bashkëmoshatarët e mi, helmonin nxënës dhe studentë, i largonin prindërit tanë nga puna, mbyllnin shkolla e spitale, na ndiqnin për të na vrarë, dhe zbatonin spastrim etnik e gjenocid, çfarë duhej të bënim ne, të mos reagonim? Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve”, ka thënë Selimi.



