Selimi i emocionuar: Nuk e di kur do të kthehem, por për Kosovën e jap jetën

18 shkurt 2026 | 15:14

Ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi, i emocionuar ka folur për Kosovën e lirë, për të cilën ka thënë se është i gatshëm ta japë jetën nëse i kërkohet.

Ndonëse ka thënë se nuk e di se kur do të kthehet në Kosovë pasi kjo varet nga vendimi i gjykatës, megjithatë siç u shpreh, do kthehet në Kosovën e lirë.

“I bindur se bëmë gjënë e duhur, edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë. Na mbështeti edhe NATO dhe vendet tuaja. Prokuroria kërkon dënime jashtëzakonisht të rënda, aq të gjata sa synojnë të na ndalojnë përgjithmonë kthimin në vendin tonë. Koha se kur do të kthehem në Kosovë, tash e tutje, varet nga vendimi juaj. Por prokuroria duhet ta ketë kuptuar se, kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë. Në Kosovën për të cilën jam krenar që i dola zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës jam i gatshëm të jap jetën”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kosovës, Rexhep Selimi, ka parashtruar pyetjen se derisa…