Selimi: Liderët e mëdhenj botërorë uruan Ramën, por askush nga Kosova, s’është befasi

14 maj 2025 | 12:37

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar pasi shumë liderë të mëdhenj botërorë e kanë uruar Edi Ramën pasi fitoi një mandat tjetër.

Selimi në një shkrim në rrjetin social “X”, ka thënë se është interesante të shohësh se si asnjë lider Kosovar nuk e ka bërë ende një gjë të tillë.

Megjithatë, sipas tij, nuk është befasuese duke parë “mungesën e lidershipit që po dëshmohet në Kosovë”.

“Fitore historike”…është interesante të shohësh të gjithë liderët e mëdhenj botëror duke uruar Edi Ramën, por asnjë lider kosovar s’e ka bërë këtë. Nuk është befasuese, duke parë mungesën e lidershipit që po e shohim në Kosovë, por megjithatë interesante”, ka shkruar Selimi, duke shpërndarë urimin e kryeministrit britanik, Keir Starmer.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka theksuar se Qeveria e…