
Selimi merr mbështetje nga Shqipëria për reformat në kuadër të integrimit evropian
10 shtator 2020
| 13:05
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, vizitën e parë zyrtare jashtë shtetit e ka realizuar në Shqipëri.
Ai të enjten është pritur në takimi nga homologia e tij shqiptare, Etilda Gjonaj.
Me kë rast, Selimi ka thënë se është i emocionuar që vizitën e parë zyrtare po e zhvillon në Tiranë.
Ai fillimisht ka folur për reformat që ka ndërmarra Kosova në fushë e drejtësisë, duke shtuar se do të marrin më shumë nga përvoja e Shqipërisë.
“Jam i lumtur dhe emocionuar që vizitën e parë e bëjë në Shqipëri. Kemi filluar me reforma, kemi menduar edhe për vettingun”.
“Jemi dakorduar që të intensifikojmë bashkëpunimin me grupe të ekspertëve dhe shkëmbim të përvojave”, ka thënë Selimi.