Selimi në takim ma ambasadoren kroate: Jemi të vendosur për t’i vazhduar reformat

13 korrik 2020 | 13:44

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barishiq.

Në fokus të diskutimeve gjatë këtij takimi kanë qenë marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet dy vendeve dhe veçanërisht bashkëpunimi që ka Ambasada kroate me Ministrinë e Drejtësisë, i cili vazhdimisht intensifikohet në fusha të caktuara dhe projekte konkrete.

Selimi ka theksuar se Ministria e Drejtësisë është e vendosur për të vijuar në rrugën e reformave të ndërmarra në funksion të forcimit të shtetit ligjor dhe përkrahja e shtetit mik si Kroacia është tejet e rëndësishme.

Sipas tij, reforma e thellë e gjithëpërfshirëse në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reflektojnë standardet e Bashkimit Evropian dhe kjo më së miri tregon për prioritetin madhor të Qeverisë së Kosovës për rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.

Nga ana tjetër, diplomatja kroate ka theksuar se Kroacia do të ofrojë mbështetje për të ardhmen evropiane të Kosovës si dhe do të bashkëpunojnë ngushtë me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe integrimit evropian të vendit. (F.D/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Kryeministri…